Napoli ka thirrur një heshtje shtypi pas humbjes katastrofike në shtëpi ndaj Empolit , ku presidenti Aurelio De Laurentiis mund të shkarkojë Rudi Garcian.
Sipas Sky Sport Italia, Presidenti De Laurentiis shkoi sërish në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë sot, duke bërë tashmë të njëjtën gjë në disa nga ndeshjet e fundit.
De Laurentiis sot ishte ulur pranë vëllezërve Fabio dhe Paolo Cannavaro në tribunë.
Një tjetër kandidat është Igor Tudor, që ka qenë së fundmi në Olympique Marseille.
Krahasuar me sezonin e kaluar, Napoli është 11 pikë më keq.
Pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare Npaoli luan kundër Atalantas , Real Madridit, Interit dhe Juventusit. /Telegrafi/