LAJMI I FUNDIT:

Napoli ka refuzuar 100 milionë euro për Kvaratskhelian, lojtari kërkon me ngulm largimin

Napoli ka refuzuar 100 milionë euro për Kvaratskhelian, lojtari kërkon me ngulm largimin

Agjenti i Khvicha Kvaratskhelia ka thënë se klienti i tij dëshiron të largohet nga Napoli këtë verë, por klubi dhe trajneri i tyre, Antonio Conte, duan ta mbajnë gjeorgjianin në Stadio Maradona dhe tashmë kanë refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga PSG.

Sky Sport Italia ka raportuar më të rejat e fundit rreth situatës së Kvaratskhelia pasi agjenti i anësorit tha se klienti i tij dëshiron të largohet në afatin kalimtar të verës.

Transmetuesit italianë konfirmojnë se Napoli ka qenë në bisedime për një kohë të gjatë për të vazhduar kontratën me Kvara.


PSG-ja tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes – ai kushton 80 milionë euro
Lexo po ashtu PSG-ja tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes – ai kushton 80 milionë euro

Megjithatë, të dyja palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, kështu që paga e lojtarit mbetet rreth 1.2 milionë euro në sezon.

Kjo ka rritur zhgënjimin e Kvaratskhelias, veçanërisht për shkak se klubet e tjera nëpër Evropë janë gati t’i ofrojnë atij paga më të larta.

Gjigantët e Ligue 1, PSG janë favoriti kryesorë dhe sipas Sky, Napoli tashmë ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga klubi francez.

Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian
Lexo po ashtu Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian

Agjenti i Kvara zbuloi muajin e kaluar se Napoli kishte refuzuar një ofertë të madhe për klientin e tij, por besohej të ishte rreth 80 milionë euro.

Largimi i gjeorgjianit nga Napoli duket se do të ndodhë në verë, pasi ai nuk pranon në asnjë mënyrë të vazhdoj me gjigantin italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori