Nantes - PSG, publikohen formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain është mysafir i Nantes për duelin që luhet në kuadër të javës së gjashtë në Ligue 1.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade de la Beaujoire”.
Për këtë sfidë, Nantes do të jetë pa Simon, Moussa Sissokon, Traoren dhe Merlin, që janë të lënduar.
Standings provided by SofaScore LiveScore
Në anën tjetër, PSG nuk mund të llogarisë në Mauro Icardin dhe Pembele, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet zyrtare
Nantes: Fafont, Appiah, Castelletto, Girotto, Pallois, Fabio, Moutoussamy, Chirivella, Guessand, Blas, Mohamed.
PSG: Donnarumma - Hakimi, Kimpembe, Marquinhos, Danilo, Bernat - Verratti, Vitinha - Messi - Sarabia, Mbappé. /Telegrafi/
https://twitter.com/PSG_inside/status/1566126649011277824

Nga
Telegrafi
03/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































