LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan tallet me Ronaldon dhe Pogban, pasi këta dy larguan shishet e pijeve në konferencë shtypi

Nainggolan tallet me Ronaldon dhe Pogban, pasi këta dy larguan shishet e pijeve në konferencë shtypi

Mesfushori belg i Cagliarit, Radja Nainggolan bëri shaka me Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, të cilët kishin hequr shishet e Coca-Cola dhe Heineken në konferencat e tyre për shtyp në Euro 2020.

Ronaldo hoqi dy shishe të Coca-Cola gjatë konferencës së tij për shtyp në prag të lojës së Portugalisë kundër Hungarisë të hënën, duke sugjeruar gazetarët dhe tifozët të ‘pinë ujë’.

Pogba, një praktikues mysliman, bëri të njëjtën gjë pas fitores së Francës ndaj Gjermanisë mbrëmë, por hoqi një shishe birrë Heineken pasi pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam.


“Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan”, Coca-Cola reagon pas ‘skandalit’ të Ronaldos
Lexo po ashtu “Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan”, Coca-Cola reagon pas ‘skandalit’ të Ronaldos

Mesfushori i Cagliarit, Nainggolan nuk humbi shumë kohë dhe bëri shaka me Ronaldon dhe Pogban në profilin e tij në Instagram.

33-vjeçari bëri një fotografi montazh duke pretenduar se ishte pjesë e një konference shtypi në Euro 2020 me disa shishe alkool përpara.

“Le të qeshim!”, ishte përshkrimi i Nainggolanit në fotografinë montazh në postuar në rrjetet sociale.

Postimi thumbues i Nainggolanit

Tre vjet më parë, Nainggolan postoi një video të tij duke pirë duhan dhe pije alkoolike në prag të Vitit të Ri dhe u gjobit nga Roma që ishte klubi i tij në atë kohë.

Ndryshe, Nainggolan është ende nën kontratë me Interin, por Cagliari po bën presion për ta nënshkruar atë në një marrëveshje të përhershme. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori