Chelsea vazhdimisht ka shprehur interesim për Radja Nainggolan.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari ka refuzuar klubin londinez duke i bërë të ditur që ata të mos vazhdojnë interesimin për atë pasi nuk pëlqen kalimin te Blutë.


Por, këtu hapet një pistë e re pasi sipas burimit të lartë përmendur për atë ka shprehur interesim edhe Mancheseter Unitedi i Jose Mourinhos.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Ylli belg ashtu si tekniku portugez kanë një karakter dhe mentalitet të njëjtë  dhe besohet se mesfushori është i gatshëm të lë Romën për Djajtë e Kuq.

Çmimi i Nainggolan është rreth 30 milionë funte. /Telegrafi/