Nainggolan e bën të qartë: Nuk largohem nga Roma

212:"ROME, ITALY - MARCH 04: Radja Nainggolan of AS Roma in action during the Serie A match between AS Roma and SSC Napoli at Stadio Olimpico on March 4, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images) 12:"Getty Images
Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, thotë se është i lumtur te Giallorossët dhe e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Ligën Premier.
28-vjeçari është shënjestër e Chelseat dhe Antonio Conte dëshiron ta transferojë në Stamford Bridge.
Belgu po kalon një tjetër sezon të mirë në Stadio Olimpico, prandaj klubet e mëdha i kërkojnë shërbimet e tij.
“Jam i lumtur në Romë, moti është zakonisht i mirë dhe familja ime është mirë këtu”.
“Nganjëherë merr vendime për para, herët tjera i bën për cilësinë e jetë, gjë që është e rëndësishme për mua”.
“Po ashtu, nëse shkoj në Angli do të më duhet të filloja nga e para dhe jam shumë i lumtur te Roma”, ka deklaruar Nainggolan. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































