LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës voton, Naim Qelaj Avokat i ri i Popullit

Kuvendi i Kosovës voton, Naim Qelaj Avokat i ri i Popullit

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kandidatin Naim Qelaj, Avokat të Popullit për një mandat pesëvjeçar.

Me 69 vota për, 5 kundër dhe 3 abstenime zgjodhi kandidatin Qelaj për Avokat të Popullit.

Ndryshe, të premten në raundin e dytë të votimit ishte Xhavit Shala që mori 22 vota, kurse, Naim Qelaj 32.


Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin u votua sot.

Ndryshe, nga 2015 në krye të Avokatit të Popullit ishte Hilmi Jashari.

Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. /Telegrafi/