Ndryshimi i trajnerit, të larguarit Julian Nagelsmann dhe të ardhurit Thomas Tuchel dhe një ndryshim në zhveshtore që sipas disa mediave gjermane është shkaktuar pjesërisht nga ‘atmosfera e keqe’ që ka mbizotëruar në skuadrën e kampionit bavarez, kanë shkaktuar ditë të trazuara te Bayern Munichu.
Gazeta gjermane Bild ka bërë një bilanc të futbollistëve që e kanë ndjerë (më shumë, më pak… ose aspak) largimin e ish-trajnerit të RB Leipzigut.
Sipas Bild, një nga futbollistët që është prekur më shumë nga largimi i Nagelsmann është Leon Goretzka.
“Me siguri e kam parë më shumë se familjen time. Ishte një tronditje në fillim. Faleminderit shumë për bashkëpunimin, i cili është karakterizuar gjithmonë nga besimi, argëtimi dhe vlerësimi reciprok. Ju jeni një person dhe trajner i madh”, ka shkruar mesfushori.
Kimmich , një prej peshave të rënda në zhveshtores, shprehu ‘mea culpa’ në ZDF.
“Një ndryshim trajneri është gjithmonë zhgënjyes, sepse do të thotë se kemi dështuar lojtarët”.
Në grupin e parë ishin edhe Matthijs De Ligt dhe Josip Stanisic.
Bild tregon për ata që thanë lamtumirë në një mënyrë të sjellshme, por jo të dashur: Leroy Sane, Joao Cancelo, Dayot Upamecano, Jamal Musiala, Benjamin Pavard dhe Thomas Muller janë pjesë e këtij grupi.
Dhe së fundi, 14 lojtarë që nuk postuan apo nuk thanë asgjë.
Veçanërisht heshtja e kapitenit Manuel Neuer, sidomos pas kritikave të ashpra publike për largimin e trajnerit të portierëve dhe të besuarit të tij, Toni Tapalovic, i cili u zëvendësua nga Nagelsmann.
Këta janë lojtarët që heshtën: Manuel Neuer, Sadio Mane, Serge Gnabry, Ryan Gravenberch, Yann Sommer, Sven Ulreich, Lucas Hernandez, Alphonso Davies, Daley Blind, Noussair Mazraoui, Bouna Sarr, Kingsley Coman, Mathys Tel dhe Eric Maxim Choupo-Moting. /Telegrafi/