LAJMI I FUNDIT:

Nagavci uron mësimdhënësit për 7 Mars: Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara

Nagavci uron mësimdhënësit për 7 Mars: Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar të gjithë mësimdhënësit për 7 Mars – Dita e Mësuesit.

Nagavci ka thënë se mësimdhënësi  janë drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, transmeton Telegrafi.

“Urime 7 Marsi-Dita e Mësuesit! Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara dhe plot ëndrra”, thotë ajo.


Mes tjerash, ajo ka pohuar se “si Ministri e Arsimit që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar për të ngritur standardet e edukimit në vend, duke modernizuar infrastrukturën dhe duke siguruar kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”.

“Sikurse kemi vepruar deri tash, synimi ynë është të forcojmë pozitën tuaj dhe të krijojmë një ambient arsimor që frymëzon dhe motivon. Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit që gjeneratë pas gjenerate kaluan çdo sfidë të kohës për ta zhvilluar gjuhën, kulturën, arsimin dhe shoqërinë”, ka pohuar ministrja. /Telegrafi/