LAJMI I FUNDIT:

Nagavci takohet me Jasharajn, kërkojnë nga mësimdhënësit të vaksinohen kundër COVID-19

Nagavci takohet me Jasharajn, kërkojnë nga mësimdhënësit të vaksinohen kundër COVID-19

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me anëtarë të Kabinetit të saj kanë zhvilluar një takim pune me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor, Blendor Shatri.

MASHTI njofton se “Njëra nga temat e bashkëbisedës ishte çështja e vaksinimit të punëtorëve arsimor dhe të dy palët janë pajtuar që të dalin me apel përmes medieve drejtuar të punësuarve në arsim që të vaksinohen në mënyrë që të jenë të mbrojtur e të përgatitur për të nisur mbarë vitin e ri shkollor”.

“Ministrja Nagavci dhe kryetari Jasharaj janë shprehur të bindur se të punësuarit në arsim do ta kuptojnë drejt këtë apel dhe do të vaksinohen duke u mbrojtur kështu nga Covid e për të dhënë kontribut meritor në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor.Në vazhdim të këtij takimi është bashkëbiseduar edhe lidhur me të punësuarit në arsim e që janë me 180 kredi. Ministrja Nagavci është deklaruar se Udhëzimi i fundit Administrativ për Normativin mbi Kuadrin Profesional në Arsimin e Përgjithshëm e ka zgjedhur drejt këtë çështje dhe se Udhëzimi është botuar në faqen zyrtare të MASHTI-t”, vijon njoftim.


Tutje, në njoftim thuhet se në këtë takim është biseduar edhe për Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2021/2022 dhe kryetari i SBASHK, Jasharaj ka kërkuar që para finalizimit të tij të zhvillohet së paku një takim, në të cilin duhet të ftohet edhe përfaqësuesi i SBASHK dhe të përfillën idetë dhe propozimet e prezantuara nga kjo sindikatë duke kujtuar se ky udhëzim dhe vetë kalendari shkollor nuk bën të pësojnë ndryshime eventuale përmes ndonjë vendimi e aq më pak pa marrëveshje e pajtueshmëri nga SBASHK-u.

“Lidhur me çështjen e mësimit plotësues pas një debati për këtë çështje është qartësuar se ky aktivitet mësimor u mbetet në kompetencë mësimdhënësve e shkollave dhe do të organizohet sipas vlerësimeve e nevojave që paraqitën pas periudhave mësimore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori