Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, ka theksuar se sot në Komisionin për Arsim, gjatë kohës që ka kërkuar përgjigje nga ministri Bytyqi për disa nga problematikat në arsimin e lartë, është penguar nga kryetarja e këtij komisioni, Teuta Haxhiu.
Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se mbledhja ka vazhduar me tensione dhe jokonstruktivitet, duke shtuar se e ka lëshuar takimin duke kërkuar paraprakisht nga ministri që për çështjet që parashtrova të na jap përgjigje me shkrim.
“Debati për arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi duhet të bëhet më konstruktivitet e profesionalizëm, jo me tendenca politike, me zhurmë dhe me përpjekje për tëna ndaluar fjalën dhe mendimin. Pa u bërë arsimi prioritet kombëtar nuk mund të ecim përpara, andaj angazhimi im edhe më tutje do të jetë në këtë drejtim”, ka shtuar ajo.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Nagavcit:
Sot, në mledhjen e Komisionit për Arsim, pika e katër e rendit të ditës ishte:
Raportim i ministrit të MASHT lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë.
Pasi raportimit të ministrit, Shyqyri Bytyqi, në lidhje me këtë pikë në fjalën time kisha tri çështje që i adresova:
Pse nuk është publikuar Vendimi i ministrit për emërimin e grupit punues për Fizibilitetin e Universitetit Publik , kush janë anëtarët e këtij grupi dhe cili është profile profesional i tyre? (Vendimi nuk ndodhet në faqen zyrtare të ministrisë, vendimi fundit kishte datën 23 gusht 2017, kurse kopja fizike e Vendimit që ma ofroi ministri nuk kishte as numër e as datë)
Duke qenë se deklaroni se anëtarët e grupit punues kanë një eksperiencë pikërisht në punën e këtyre universiteteve e që sipas jush përbën një aset për grupin, a mendoni se kjo do të ndikoj edhe në mungesën e objektivitetit të grupit?
Çfarë analize do të bëj grupi dhe për çarë profilizimi të universiteteve bëhet fjalë?
A mund të na njoftoni se kur keni planifikuar të raportoni në Kuvend në lidhje me shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë sipas obligimit ligjor që keni, gjegjësisht nenit 7 pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe se pasi po supozoj se keni gjetur se Këshilli ka bërë shkelje, çfarë keni ndërmarrë në lidhje me ato vendime?
Poashtu pasi tashmë keni emëruar Këshillin e ri, i cili nga nëntë anëtarët kishte vetëm një me pregatitje profesionale të fushës së arsimit, të tjerët kishin tituj të lartë nga fusha e ekonomisë, kulturës fizike, bujqësisë etj, a mund të na njoftoni se sa mendoni se ky Këshill do të ndikoj në përmirësimin e cilësisë në Arsimin e Lartë?
Sipas asaj që kemi parë në media, ju keni anuluar konkursin e shpallur për çmimet “ Shkencëtari i Ri i Vitit” dhe “ Shkencëtari i Vitit” të publikuar me 15 nëntor 2017 me arsyetimin se Këshilli Shkencor i MASHT-it ka pasur tetë anëtarë e duhej të kishte shtatë, pra e cilësuat këtë si joligjore. A mund të na tregoni se kur do të rishpallet konkursi dhe çfarë keni ndërmarrë në raport me këtë shkelje?
Në përpjekjen time për të adresuar çështjet që për mua janë shumë të rëndësishme, u pengova disa herë nga kryesuesja e mledhjes, Zonj. Haxhiu me arsyetimin se nuk jam në temë. Se a kanë të bëjnë çështjet e ngritura me gjendjen në Arsimin e Lartë, mund ta vlerësoni vetë, nuk dua të paragjykoj as qëllimet e saj, por pasi mledhja vazhdoi me tensione dhe jokonstruktivitet, unë lëshova takimin duke kërkuar paraprakisht nga ministri që për çështjet që parashtrova të na jap përgjigje me shkrim.
Debati për arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi duhet të bëhet më konstruktivitet e profesionalizëm, jo me tendenca politike, me zhurmë dhe me përpjekje për tëna ndaluar fjalën dhe mendimin. Pa u bërë arsimi prioritet kombëtar nuk mund të ecim përpara, andaj angazhimi im edhe më tutje do të jetë në këtë drejtim.
Në fotot e bashkangjitura, Rendi i ditës së mledhjes , Raporti i pregatitur nga ministria në lidhje me gjendjen në Arsimin e Lartë, Faqja zyratare e MASHT, e bërë sot dhe Vendimi për emërimin e grupit punues që ma ofroi ministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama