LAJMI I FUNDIT:

Nagavci fajësoi SBASHK-un për gjendjen në arsim, reagon sindikata: Ministre ruaju nga deklarimet që lexohen si kërcënim

Nagavci fajësoi SBASHK-un për gjendjen në arsim, reagon sindikata: Ministre ruaju nga deklarimet që lexohen si kërcënim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dje në një postim në Facebook tha se SBASHK-u është përgjegjës për rezultatet e ulëta në mësim.

“Fatkeqësisht për rezultatet e ulëta në arsim përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve. Prandaj, është koha për punë sepse të gjithë e kemi obligim ta mbrojmë interesin më të mirë të fëmijëve. Kërcënimet e ikja e përgjegjësisë na kanë dëmtuar shumë. Kjo duhet të marrë fund”, tha ajo.

Lidhur me këtë deklaratë të ministers Nagavci, ka reaguar sot SBASHK-u. Përmes një reagimi për media SBASHK thekson se nuk ka qenë kreator i reformave, as i kurrikulit, as përpilues e botues i teksteve shumë të kritikuara shkollore e as nuk shpall konkurse e as nuk pranon kuadro në arsim


“E nderuar Ministre është e natyrshme që të dallojmë në qasje e deklarime për të njëjtat çështje, por po ju këshillojmë miqësisht të ruheni nga deklarimet që lexohen si kërcënim”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

​Nagavci pas kërkesës së SBASHK-ut: Kërcënimet duhet të marrin fund
Lexo po ashtu ​Nagavci pas kërkesës së SBASHK-ut: Kërcënimet duhet të marrin fund

Reagimi i plotë:

Është e natyrshme që MASHTI të përgjigjet e të reagojë ndaj deklarimeve të SBASHK-ut për çështjet e ngritura e të bëra publike, por përgjigja duhet të jetë e mbështetur në argumente të qëndrueshme e në fakte e jo në fjali të veshura me mllef e akuza që nuk qëndrojnë.

E nderuar Ministre as një fakt nuk e ke ofruar në kuadër të akuzës se edhe SBASHK qenka përgjegjës për “rezultatet e ulëta” në arsim. SBASHK nuk ka qenë kreator i reformave, as i kurrikulit, as përpilues e botues i teksteve shumë të kritikuara shkollore e as nuk shpall konkurse e as nuk pranon kuadro në arsim. SBASHK-u as nuk solli vendim që të lirohen nga puna punëtoret shtatzëna e as që ato të zëvendësohen me studentë, kur në Kosovë ka mjaft kuadro të diplomuara që janë duke pritur me vite për të punuar bile ca ditë a javë në arsim.

E nderuara Ministre anëtarësia e SBASHK-ut edhe në vitet e okupimit bëri sakrifica sublime duke mbrojtur arsimin shqip edhe tani në kohë pandemie po bën angazhime të vazhdueshme për të mbajtur sa më gjatë e sa më mirë procesin mësimor edhe për kundër numrit të madh të të prekurve me Covid. Ne madje u angazhuam dhe arritëm të gjejmë mundësi bashkë me institucionet që të lirohen nga procesi mësimor punëtorët arsimor me sëmundje të rënda, por të tjerët as edhe këtë marrëveshje nuk e realizuan ashtu si duhet. Ne vazhdojmë të japim kontribut konkretet në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë duke inkurajuar e mobilizuar anëtarësinë e duke mbajtur pa u ndalur trajnime pa pasur mbështetjen e askujt dhe duhet parë të tjerët a po kanë angazhime konkrete në këtë përpjekje.

E nderuar Ministre është e natyrshme që të dallojmë në qasje e deklarime për të njëjtat çështje, por po ju këshillojmë miqësisht të ruheni nga deklarimet që lexohen si kërcënim. Një i tillë, e që keni nisur të përsëritni sa herë po reagoni ndaj deklarimeve e angazhimeve tona është edhe :

“Në këtë kohë kur shumë njerëz i kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë jo vetëm në Kosovë por gjithandej në botë, mësimdhënësit duhet ta ndjejnë veten me fat që janë në marrëdhënie pune”.

Ne vërtetë jemi krenar e të lumtur që jemi mësimdhënës dhe jemi në punë dhe angazhohemi aq sa mundemi e dimë të arsimojmë e edukojmë brezat, por këto vende pune nuk na i fali dikush për mëshirë e sadaka. Ju duke e përsëritur shpesh këtë deklaratë tuajën sikur po dërgoni mesazh si disa pronarë të firmave private që u thonë të punësuarve, kurdo që ata ankohen arsyeshëm, se duhet të heshtin e të ndihen mirë që janë në punë, se njerëz të papunë ka mjaft.

Ministre, SBASHK-u alarmon, kritikon, angazhohet për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, por nuk shantazhon e as nuk kërcënon, por as nuk u është dorëzuar e nuk u dorëzohet kurrë shantazheve e as përpjekjeve të dikujt që ka tentuar ta lëndoj unitetin e shkëlqyer të sindikatës sonë. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i anëtarësisë sonë dhe presim bashkëpunim korrekt me MASHTI-n. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori