Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.

Projektligji që e rregullon këtë çështje është votuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një njoftimi në Facebook ka treguar detaje në lidhe me këtë projektligj.

“Shumë e lumtur që përfunduam me sukses Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë”, ka thënë Nagavci.

Përmes këtij projektligji do të rregullohet ofrimi i edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare.

Ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë: Koordinim ndërsektorial Edukim në familje Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore Sigurim e rregullim të materialit didaktik Monitorim të punës edukative Aftësim i dadove

“Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik”, ka shkruar Nagavci.

“Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të neserme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, ka shtuar ndër të tjera ministrja e Arsimit./Telegrafi/

Screenshot 2022 07 04 161842