Naftëtarët të enjten ngritën disa shqetësime për veprimtarinë e tyre, një ndër to ishte kostoja e lartë e taksës për kyçje në rrugë dhe i çmimi i lartë prej 450 euro për mirëmbajtje të arkave fiskale.
Këto komente dolën gjatë një takimi ndërmjet Shoqatës së Naftëtarëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se duhet të ulet ose të hiqet fare taksa për kyçje në rrugë që është prej dy deri katër euro për metër katrorë.
“Kontrolli i cilësisë së naftës, asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar kontrollin e cilësisë së naftës, por kosto të jetë përgjegjësi e Qeverisë jo e naftëtarëve. Sipas tij, gjobat janë më të shtrenjta në Kosovë ndaj naftëtarëve se në krejt shtetet tjera”, tha Berjani.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës OEK, Berat Rukiqi, tha se sa i përket ligjit të naftës të reflektojë në dobi të naftëtarëve dhe të zgjidhen disa nga problemet që ekzistojnë në këtë sektor.
Ai premtoi se ka marr një premtim nga ministri i Financave, Bedri Hamza, se shumë shpejt do të bëjë një zgjidhje për taksën që paguajnë naftëtarët për kyçje në rrugë.
Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu ka thënë se do të gjendet një modalitet për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve.
“Taksa prej katër euro për metër katrorë do të zvogëlohet, por jo të hiqet e gjitha, sepse është rruga është pronë e Ministrisë”, ka thënë Kadriu.
Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, problemet e naftëtarëve janë qe mbi 5 vjet dhe asnjë nuk është zgjidhur. Sipas tij, çështja e kyçjes në rrugë, kjo taksë për buxhetin e shtetit nuk ka implikime të larta dhe duhet zgjidhur.
Agim Behluli naftëtar nga “Iliria”, pati vërejtje për çmimin e lartë për mirëmbajtën e arkave fiskale, që sipas tij, po iu kushton 450 euro.
“Për çështjen e taksës rrugore, taksa është e lartë prej katër eurosh, dhe nuk ka mirëmbajtje të duhur”, ka thënë Behluli.
Edhe kryetari i shoqatës Berjani ka thënë se mirëmbajtja e arkave është me çmim të lartë.
Kryetari i OEK iu premtoi naftëtarëve se janë në përpjekje që të zgjidhet çështja e taksës në “Rrugën e Kombit”. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë