LAJMI I FUNDIT:

Nafta vazhdon me rritje

Nafta vazhdon me rritje

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke rikthyer mundësinë e serisë më të madhe të marshimit të çmimeve që prej gushtit të vitit 2016.

Rritja e çmimeve gjatë së Mërkurës vjen si pasojë e të dhënave që tregojnë se Arabia Saudite po lobon me vendet e tjera të OPEC për të shtyrë në kohë përtej qershorit marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.43 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.58 dollarëve për fuçi.


Arabaia Saduite, që është edhe liderja de facto e OPEC mësohet ti ketë thënë prodhuesve të tjerë brenda organizatës se, kërkon që të shtyjë në kohë marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit.
/Telegrafi/