Çmimi maksimal i naftës (dizelit) në Kosovë është rritur për dy cent krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas njoftimit nga Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimet e derivateve për sot 9 prill janë si vijon: Nafta (dizel): 1.91 euro/litër, Benzina: 1.46 euro/litër dhe Gas: 0.82 euro/litër.


Kjo rritje vjen në një periudhë ku çmimet e derivateve të naftës po shfaqin luhatje, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e transportit dhe jetesës në vend.

Ndërkaq çmimet globale të naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rritur, pasi SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi me kusht dyjavor. /Telegrafi/