Tregu i naftës vijon të jetë në tension dhe paqëndrueshmëri, për shkak të thellimit të rreziqeve gjeopolitike, që burojnë nga mundësitë e rikthimit të sanksioneve ndaj Iranit, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 73.6 dollarëve për fuçi.


Në anën tjetër, vendet europiane kërkojnë një plan për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me këtë vend dhe njëkohësisht kanë filluar punën për të mbrojtur lidhjet e bizneseve BE-Iran.

Për këtë arsye, tregjet e naftës pritet të jenë nën presion deri në datën 12 maj. Në janar të vitit 2016, Irani ju rikthye rolit si një eksportues i rëndësishëm i OPEC, pasi u hoqën sanksionet ndërkombëtare. Në anën tjetër, çmimet po gjenden nën presion, për shkak të rritjes së prodhimit në SHBA. /Telegrafi/