LAJMI I FUNDIT:

Nafta me rritje

Nafta me rritje

Çmimet e naftës kanë vazhduar rritjen në sesionin e së premtes, ndërkohë që investitorët u inkurajuan nga të dhënat se oferta e madhe po tërhiqet dhe prej rënies së dollarit. Megjithatë, çmimet po e mbyllin javën 2-3% në rënie prej shqetësimeve nga kërkesa e Kinës për naftë, që goditi tregjet më herët gjatë javës.

Nafta brent e Londrës u rrit në 51.10 dollarë për fuçi, megjithatë, për javën e plotë është në rënie me 2%. Nafta bruto amerikane u regjistrua në 47.25 dollarë në hapje të sesionit, por pritet ta mbyllë gjithashtu javën në rënie me 3%.

Analistët e lidhin performanën pozitive të këtij sesioni me rënien e inventarëve dhe kërkesës së madhe në SHBA. Rënia e dollarit ndikoi gjithashtu në sesionin e djeshëm, duke i dhënë nxitje çmimeve të naftës. /Telegrafi/