Tenisti spanjoll, Rafael Nada,l pritet të martohet muajin e ardhshëm në Majorka, ka njoftuar një televizion spanjoll.

Ylli i tenisit dhe e dashura e tij e fëmijërisë, Mery Perello, në ditën e tyre më të rëndësishme mësohet se do të ftojnë rreth 500 mysafirë, edhe pse data e saktë e dasmës akoma nuk dihet.


Thuhet se fituesi i Wimbledonit mund ta humbë turneun e këtij viti për të shijuar muajin e mjaltit. Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga ylli i tenisit, e as nga Perello.

0 Rafael Nadal girlfriend

Rafa dhe Mery Perello - emri i vërtetë i të cilës është Maria Francisca Perello, janë takuar para 14 vitesh.

Zeshkania hoqi dorë nga një punë në sigurime për t'u bërë drejtoreshë e projektit për 'Fondacionin Rafa Nadal', organizatën bamirëse që e themeloi gati një dekadë më parë.

Vitin e kaluar, Nadal ka pasur 45 fitore kundrejt katër humbjeve dhe po ashtu i ka fituar edhe pesë trofe. /Telegrafi/

0 Rafael Nadal girlfriend 1 Rafael Nadal dhe Mery Perello, foto:Instagram