Nadal fiton për herë të katërt trofeun e US Open
406:"NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 08: Rafael Nadal of Spain celebrates with the championship trophy during the trophy presentation ceremony after winning his Men's Singles final match against Daniil Medvedev of Russia on day fourteen of the 2019 US Open at the USTA Billie Jean King National Tennis Center on September 08, 2019 in the Queens borough of New York City. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images) 12:"Getty Images
Rafael Nadal e ka fituar Grand Slamin e 19-të në karrierë pasi e mposhti Daniil Medvedevin në finalen që zgjati për pesë orë.
Tenisti spanjoll arriti ta mposhte kundërshtarin e tij në sete, 7-5, 6-3, 5-7, 4-6 dhe 6-4, duke e fituar kështu titullin e katërt të tij në US Open.
Me këtë triumf, Nadal i është afruar Roger Federerit që aktualisht ka fituar 20 tituj të Grand Slamit.
Spanjolli ishte qysh nga fillimi në epërsi me dy sete të fituara ndaj rusit, mirëpo ky i fundit i bëri presion për ta dërguar meçin në një kohëzgjatje prej pesë orësh.
33-vjeçari u bë tenisti i dytë më i vjetër në histori të US Open që e fiton titullin, pas australianit Ken Rosewall, që e mori çmimin në moshën 35-vjeçare në vitin 1970. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























