Finalja e Australian Open për vitin 2017 do të jetë një nga ato finalet që nuk duhet humbur.

E gjitha kjo pasi Roger Federer dhe Rafael Nadal do të takohen në finale.


Zvicerani dhe spanjolli janë rivalët më të mëdhenj në këtë sport në vitet e fundit dhe natyrisht dy nga më të mirët që ka parë bota e tenisit.

Për adhuruesit e tenisit në vendin tonë kjo finale do të luhet në mëngjesin e së dielës në ora 09:30.

Këtë takim mund ta shikoni në Eurosport, ndërsa më poshtë keni sondazhin. /Telegrafi/

telegrafi sport app