Nga: Ebru Boyar (pjesë nga libri ‘Ottomans, Turks and the Balkans: Empire Lost, Relations Altered’)
Përkthimi: Daut Dauti
Nacionalizmi si koncept është zhvilluar në mendimet e intelektualëve evropianë të shek. XIX. Është e mundur të shihet reflektimi i këtij zhvillimi kognitiv në elitën otomane të kësaj periudhe. Megjithatë, duke qenë të vetëdijshëm për zhvillimin e këtij koncepti të ri në Evropë, te otomanët nuk ka rezultuar në një kuptimshëmri të ngjashëm me këtë koncept. Elita otomane e ka zhvilluar interpretimin e saj të të kuptuarit të nacionalizmit, që është mjaft i ndryshëm nga ai që pranohet sot. Kjo kuptueshmëri është ndikuar shumë nga paradigma e perandorisë, e vlefshme brenda shtetit, për statusin e themeluar të popujve dhe grupeve e për balancën e fuqisë politike. Sipas pikëpamjes se kësaj elite, nacionalizmi nuk është perceptuar si diçka që zhvillohet në mënyrë natyrore në shoqëri. Më shumë ka qenë metodë tjetër e intervenimit të huaj në territorin otoman.
Fjalët të cilat më vonë janë marrë si komponente të nacionalizmit në fjalorin e turqishtes moderne, siç janë vatan, millet, kavim dhe cinsiyet, janë përdorur për kuptime të ndryshme që varen nga konteksti. İhsan Sungu në veprat e tija të referuara për otomanët e rinj provon të ofrojë kuptim të fiksuar për disa fjalë që janë përdorur në veprat e Namık Kemalit. Sipas këtij studimi, fjala ‘millet’ është përdorur për ata që i takojnë të njëjtit religjion; ‘ümmet’ për ata nën administratën e njëjtë shtetërore dhe ‘kavim’ për popujt me prejardhje nga e njejta racë.
Kjo qasje, megjithatë, ka të meta. Me përshkruarjen e kuptimit fiks të fjalëve, pa patur konsideratë kontekstin specifik ku përdoret dhe pa i pranuar luhatjet e kuptimit, jo vetëm nga autori në autor, por edhe nga teksti në tekst i të njëjtit autor në rrethanat tejet dinamike otomane të shekullit XIX, nuk ka gjasa që të arrijmë te kuptimi i saktë i këtij koncepti të asaj kohe.
Në këtë kontekst duhet të mbajmë në mend se prioriteti i autorit nuk ka qenë zhvillimi i teorive konkrete politike, por ka qenë përshkrimi i ngjarjeve. Madje, edhe përkthimi i fjalës së huaj ‘nacionalizëm’ bënë me dije për papjekuri konceptuale. Në fund të shek. XIX, Ahmed Xhevdet Pasha, fjalën ‘nacinalite’ nga frëngjishtja e përkthen si ‘kavmiyyet meselesi.’ ‘Cinsiyet’ definohet si sinonim i ‘kavim,’ dhe është përdorur nga Şemseddin Sami [Sami Frashëri] me kuptimshmëri më të kufizuar se fjala ‘nation.’ Ai flet për dy ‘cinsiyet’ kryesore të Greqisë: grekët dhe shqiptarët. Për Şemseddin Sami-un fjala ‘Greek’ (Yunani) ‘ka të bëjë me shtetin e Greqisë apo edhe të qenurit ‘njeri i popullit grek’ kurse ‘grek’ (Yunanlı) është ‘njeriu i popullit grek’.
Mehmed Salahi, duke udhëtuar nga Kreta e kishte takuar një të ri, i cili e kishte paraqitur vetën si grek edhe pse Mehmed Salahi e kishte diktuar se ai në fakt ishte shqiptar nga Ergiri (Gjirokastra). Mehmed Salahi e kishte komentuar këtë rast si mbjellje dhe përhapje e grekëzimit që është bërë me vullnet dhe përpjekje të mëdha të kësaj kauze, e cila kishte arritur rezultate serioze sa që e kishte bërë personin të heq dorë nga ‘mileti’ dhe populli i tij (cinsiyet), dhe të mburrej me atë që i ishte bashkuar një ‘mileti’ tjetër. Hyrja në mënyrë ‘jonatyrale’ në një ‘milet’ tjetër e kishte bërë Salahin që këtë njeri ta quante ‘Një i ri shqiptar i korruptuar në grek’ (Arnavud bozması genc yunanlı[sic.), dhe e kishte shpërfillur: ‘E dëgjoja nganjëherë duke qeshur e nganjëherë duke e kundërshtuar shpjegimin ekstravagant të këtij të riu budalla, i cili ishte çorientuar nga sëmundja e grekëzimit’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Norma01-780x439.jpg)
Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
![Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/Boletini-e1543871954201-780x439.jpg)
Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Nena-e1528625280692-780x439.jpg)
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe