LAJMI I FUNDIT:

Nacho pas finales: Ëndërr e përmbushur ta ngritja këtë trofe si kapiten i Real Madridit

Nacho pas finales: Ëndërr e përmbushur ta ngritja këtë trofe si kapiten i Real Madridit

Real Madrid mposhti Dortmundin 2-0 në Wembley për të fituar titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve.

Nacho ishte kapiten i ekipit dhe kontribuoi që bardhezinjtë të mbanin portën e paprekur dhe ta fitonin këtë trofe.

Mbrojtësi veteran, i cili mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Madridin, tha pas ndeshjes se për të ishte një ëndërr e bërë realitet.


“Unë do të ngre trofeun e Ligës së Kampionëve  si kapiten i Real Madridit. Ëndrra ime është realizuar”.

“Nuk dua të flas për të ardhmen time. Jam shumë i lumtur që fitoj, kjo është ajo që ka rëndësi”, deklaroi Nacho.

34-vjeçari ka kaluar gjithë karrierën e tij si lojtar i Real Madridit, derisa nga viti 2012 është në ekipin e parë të Los Blancos.

Ai tanimë ka fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve, derisa kjo ishte hera e parë si kapiten i Los Blancos.

E ardhmja e spanjollit mund të jetë larg Santiago Bernabeut, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori