Popujt e kësaj bote, e kam fjalën për ata që ende nuk janë zhdukur nga faqja e dheut, kanë secili – me sa di e me sa jam informuar – të paktën nga një ushqim tipik të kuzhinës së tyre. Kinezët, për shembull, si ushqim bazë kanë orizin, po ashtu edhe disa të tjerë të Lindjes së Largme; më pranë nesh, në Evropë, italianët kanë makaronat, anglo-saksonët pataten; me siguri që edhe në Afrikë apo në Oqeani, popujt autoktonë kanë disa ushqime bazë karakteristike të klimës e të relievit ku banojnë; në Amerikë, indigjenët e atjeshëm, të quajtur indianë nga evropianët e parë që mbërritën tek ata, kanë pasur misrin, që në Kanada madje e quajnë gruri indian.
Po ne shqiptarët, çfarë kemi pasur historikisht si ushqim bazë? Grurin e misrin patjetër, por sigurisht – për këtë lexueset e lexuesit e mi janë të vetëdijshëm – edhe… fasulet tona legjendare, falë të cilave dallohemi nga tërë popujt e tjerë të botës sepse kombëtarisht përdorim dendur shprehjen “shes pordhë” dhe asnjëherë atë “blej pordhë”!
Ajo çka do të pohoj, pra, mund t’i habisë sidomos bashkatdhetarët e mi që nuk merren me shitjen e sapopërmendur. Patjetër që fasulet përmbajnë vlera ushqimore të veçanta – sepse janë të pasura me karbohidrate, proteina, hekur, kalium, magnez e vitamina C e B6, ndër të tjera, – por ato kanë edhe një veti tjetër që ka të bëjë me muzikën. Me muzikën? Po, po, nuk ju kanë gabuar sytë tek më lexoni në këtë moment: Francezët i quajnë fasulet – sigurisht jo në biseda të nivelit zyrtar apo aristokratik – pikërisht musiciens, d.m.th. muzikantë. Këtë e dëshmon fuqimisht realiteti fasulor i mbarë njerëzimit, sepse disa orë pasi dikush ka ngrënë fasule, mikesha e tij e pandashme me emrin Prapa Nica nis e i këndon, me zë herë të butë e herë të fortë dhe ky tip koncerti bio i jep atij një kënaqësi të vërtetë, ndonëse vulgarisht të parfumuar, pak a shumë ndjeshëm.
Mirëpo, në një këndvështrim tjetër, ishkolegu dhe miku im Françesk Armadhi është i mendimit që ideja e avionit reaktiv është shumë e lashtë, madje se ajo i lindi fillimisht njeriut të tipit homo albanicus, pasi kishte vënë re, sidomos në ecje e sipër, se hapat i shpejtoheshin sa herë që Prapa Nica fillonte t’i këndonte lirshëm, pra, disa orë pasi kishte ngrënë pikërisht fasule.
Mirëpo, fasulet, qofshin të bardha apo të kuqe, të zeza apo laramane, pllaqi apo qorre – dhe në këtë drejtim, pa dashur të mburrem, jam i pari që po e pohoj një gjë të tillë – së shpejti do të luajnë një rol të jashtëzakonshëm për integrimin e mezipritur të Shqipërisë sonë fasulisht demokratike në gjirin e ngrohtë të Bashkimit Evropian, hapi i parë i të cilit do të hidhet në qershorin e vitit të ardhshëm. “Si kështu?”, mund të pyesin me të drejtë lexueset e lexuesit e mi maksimalisht kureshtarë. Po, po, kështu, sepse, pavarësisht nëse ata kanë ose jo vesh për muzikë, do të mjaftojë që bashkatdhetarëve të mi socialfasulistë, herë pas here edhe fasulexhinj të famshëm, t’u shpërthejë nga prapa kurrizit një zë buçitës i parfumuar, për të kënduar në kor e duke iu djegur zemra horë!
Me këtë dua të nënvizoj faktin se, falë kësaj aftësie, atyre do t’u duhet të vrapojnë shpejt e më shpejt nën udhëheqjen e ndritur të qeverisë së tyre e të kreut të saj për të mbërritur sa më shpejt në zemër të Bashkimit Evropian dhe për këtë ka vetëm një mënyrë e vetëm një: Të ushqehen ditë e natë ekskluzivisht me fasule, mundësisht pllaqi, me qëllim që të shndërrohen në avionë reaktivë e të japin një koncert simfonik do-re-mi-fa-sol-la-si-do ose, më saktë, zorrë-e-mirë-fasule-do! Kjo do të jetë tejet e domosdoshme veçanërisht tani që Britania e Madhe po shkëputet nga Bashkimi Evropian, tani që edhe Italia po orvatet të mos i bindet këtij të fundit, pra, tani që Shqipëria jonë fasulisht e parfumisht demokratike ka më shumë shanse se kurrë që të arrijë majat e lumturisë së për-për-përhershme duke u mbështetur fuqimisht në forcat e saj fasuljane për-për-për të zënë për-për-përfundimisht vendin ose të Britanisë së Madhe, ose të Italisë në vorbën për-për-përthithëse të Bashkimit Europian. Prandaj, të gjithë në këmbë, le të thërrasim e të brohorasim: “Na rrofshin fasulet, të cilave u kemi borxh një për-për-përmendore të për-për-përjetshme!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar