Myslimanët në mbarë botën sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit që vjen pas muajit të Ramazanit.
Në Xhaminë e Madhe të Prishtinës aty ku u mbajt ceremonia e festimit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i është drejtuar besimtarëve me mesazhin e tij, duke thënë se kjo festë duhet të shfaq unitet në mes të njerëzve pa dallim.
“Kjo ditë është ditë e unitetit, prandaj duhet të shfaqim unitetin në familje dhe me njerëzit e shoqërisë sonë”, tha Tërnava.
Po ashtu, ai ka bërë thirrje për siguri dhe mirëqenie.
“Të mos e lëmë, të mos largohemi, të mos migrojmë, por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tonë. Fjalët e mia do të doja të dëgjohen si thirrje për të gjithë ne, për popull e Qeveri, të reflektojmë në të mirën dhe për të mirën e atdheut, tu krijohen mundësi të reja për punësim rinisë tonë, në mënyrë që ata të mos e marrin botën në sy, që tek ne të rinjtë tanë të mos fitohet përshtypja se ky vend është i pa perspektivë e fatin e tyre për jetë më të mirë të mendojnë se mund ta gjejnë vetëm duke u larguar nga Kosova por edhe trojet tona tjera shqiptare”, tha ai.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Dëshiroj që të gjithë qytetarëve të ju urojë Fitër Bajramin. Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit, solidariteti, mirëkuptimit, paqes, i afrimit të njerëzve më tepër me njëri-tjetrin”, ka thënë Presidenti Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u prit nga myftiu Naim Tërnava, tha se gjatë muajit të Ramazanit kemi përjetuar një ndjenjë të solidaritetit dhe respektit.
“E kam nderin që edhe në emër të Qeverisë së Kosovës që të uroj Mytfiun Tërnava, të gjithë kolegët e Bashkësisë Islame dhe besimtarët myslimanë të Kosovës, festën e Fitër Bajramit. Kemi pas rastin që gjatë muajit të Ramazanit me qenë bashkë me përjetua një ndjenjë tjetër të solidaritetit dhe respektit të ndërsjellët. Detyra e institucioneve tona është që të mundësoi lirin e besimit, që ta zbatojnë besimin në bazë të bindjeve të tyre”, ka thënë Haradinaj.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili ka uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit, duke shtuar se duhet të duhemi më shumë dhe mos ta urrejmë njëri-tjetrin.
“Urime të gjithëve ju qoftë Bajrami, të gjithë qytetarëve të Kosovës. Më së shumti ata që ndajnë dhimbjen këtë vit, nga Bajrami në Bajram, le të jenë më të fortë. Edhe familjet e atyre që kanë dhënë më shumë për kombin tonë, dëshmorët. Ne si komb të mendojmë për të ardhmen, të duhemi më shumë dhe mos ta urrejmë njëri-tjetrin por ta ndihmojmë”, ka thënë Veseli.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter është kujdesur që të uroj qytetarët për festën edhe në gjuhën shqipe.
“Për të gjithë ata që festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, ka shkruar Konsett.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një statusi në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për dashuri, mirësi, respekt e tolerancë.
Ndërsa, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame, ka thënë se është kënaqësi që shqiptarët festojnë bashkë të gjitha festat.
“Ju urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar që Zoti t’i shpërblejë, popullin tonë, vendin tonë. Është kënaqësi që ne shqiptarët mund të festojmë bashkë festat fetare, sepse kjo është mënyra e vetme të duam më shumë familjet, shtëpitë tonë dhe atdheun tonë, sepse shqetësimet i kemi të njëjta kur njerëzit po na ikin”, tha ai.
Fitër Bajrami pason muajin e Ramazanit, në të cilin agjërohet për sakrificë ndaj Zotit.
Në këtë festë besimtarët bëjnë vizita tradicionale tek familjarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk