Janë tri kampe që e kanë kapur këtë shoqëri për fyti. Dy janë ideologjike. Ato synojnë që vendin ta çojnë drejt humnerës së shtetit religjioz ose ta zhbëjnë krejt këtë shtet me nacionalizma që do të na fusnin në bela me secilin fqinj, përfshirë Shqipërinë. Të dyja këto kampe bëjnë propagandën e tyre në Kosovën që – në praktikë – vidhet çdo ditë nga hajnat që e qeverisin e që janë kamp në vete. Diku jemi edhe ne, kampi i katërt, që heshtim karshi të trijave, sidomos ndaj kësaj të fundit.
Të dashur myslimanë të Facebok-ut dhe portaleve – Kampi 1
Ua ka thënë pak a shumë të gjithat akademiku Mehmet Kraja në letrën e tij. Nejse, nuk duhet ta merrni seriozisht pjesën ku ka shkruar se lokalet në Prishtinë mbyllen për shkak të frikës nga ju. Sepse ka në mesin tuaj, viktima, që mund të bien pre e dashurisë për t`i identifikuar me të fuqishmit e muskujve. Dhe, kur vjen puna tek identifikimi, askush nuk mund t’ua ndalojë që të identifikoheni me atë që doni – në këtë rast fenë ashtu siç po ua mësojnë ose siç po e kuptoni ju. Por, mos e keqkuptoni veten dhe të mendoni se paraqitni ndonjë forcë ose shumicë në Kosovë. Mundësia që të organizoheni në Facebook apo të shkruani mesazhe nëpër portalet që ende i lejojnë ato, nuk ju bëjnë më të fuqishëm. As muskujt nuk ju bëjnë më të rëndësishëm.
Në fakt, jeni shumë pak – dhe këtë e di secili hoxhë në Kosovë, e edhe myftiu që shumë herë ka dëshirë ta përsëris se përfaqëson shumicën myslimane në Kosovë.
Askush nuk ka asgjë me ju. Mund ta doni fenë ashtu siç e kuptoni. Mua personalisht edhe më postoni ndonjë bakllava në murin tim në Facebook, sepse m`i ka ënda. Por, mos pretendoni ta ndërroni karakterin e kësaj republike: t `ua ndaloni të tjerëve të drejtën e veprimit e shprehjes, apo të synoni adhurimin e cilitdo diktator në Kosovë, qoftë ai edhe Erdogani.
Dhe, kujdes nga disa më të zëshmit mes jush. Mos mendoni se po i ndihmoni Zotit kur po e terrorizoni me sharje e kërcënime gjithkënd që sipas jush ka sharë islamin. Dhe, mbi të gjitha, nuk do të duhej që as ju t`i lejoni talentet hoxhallarë që t`ju flasin për shkencën, historinë, kiminë, fizikën, martesën, beqarinë dhe gjithçka mbi këtë tokë – në këtë botë dhe në atë tjetrën.
A nuk ndiheni të ofenduar kur një hoxhë merr përgjegjësinë që t`ju flas edhe se si duhet puthur gruan, përkëdhelur fëmijën apo shijuar diellin?! Të tillët nuk u ndihmojnë. Edhe një gjë: fakti që po heshtim nuk ka të bëjë me ndonjë zgjedhje, ashtu siç ka shkruar Kraja. Problemi është se i kemi dy kampe tjera më të rrezikshme, andaj për ju s`po kemi kohë. A këta hoxhallarët në YouTube, talentet e gjithçkafit që çdo ditë e më shumë po i shini në media, nuk është se janë bërë më të dijshëm. I nxjerrim vetëm për klikime. Diçka sikur Kallashin.
Nacionalistët e Facebook-ut – Kampi 2
Një i afërm i imi i ri që kryesisht informohet prej “smartphon-it”, pati filluar t`i fal të pesë vaktet, sepse i dukej interesant hoxha i një mëhalle në Prizren. Tash i ka lënë vaktet, sepse ka kaluar tek një tjetër. Tash është bërë patriot që e shanë flamurin verdhekaltër, Ahtisaarin, dialogun me Serbinë, Asociacionin dhe Demarkacionin. E shan edhe Rambujenë, ndonëse për te nuk ka lexuar asnjë libër objektiv, pos disa opinioneve në Facebook.
Ai është i ri që sot e krijon bindjen dhe karakterin duke u informuar nga Facebook-u.
Propaganda në mediat sociale është pika kulmore e ngjashmërisë së këtyre që përhapin islamin me aktivistët e VV-së. Andaj, edhe doli që një pjesë dërrmuese e mbështetësve të Erdoganit në rrjetet sociale të jenë aktivistë të VV-së. Në fakt, është e gërditshme se sa shumë ngjan një pjesë e VV-së me propaganduesit e fesë.
Logjika se shteti në ndërtimin e të cilit padrejtësisht nuk morri pjesë Albin Kurti duhet zhbërë dhe duhet nisur një tjetër krejtësisht i ri me Albinin, është e ngjashme me kërkesën që ta zhbëjmë shtetin aktual laik për ta bërë një fetar.
Dhe, të dyja grupet janë pakicë që përdorin Facebook-un dhe klikimet si mjet për të krijuar imazhin se janë relevantë.
Në të dyja grupet ka njerëz reformatorë që kanë qëllime të mira. Sidomos në VV. E keqja është se do të zhgënjehen sot, nesër ose pasnesër.
Me VV-në merremi, por jo aq sa për t`ua dëshmuar se dashamirët e shtetit aktual, që respekton dhe kultivon të drejtat e secilit qytetar dhe qartëson të drejtat e komunitetit pakicë, janë shumë më shumë sesa ata që duan zhbërjen e tij. Edhe me ta nuk merremi, sepse e kemi një kamp tjetër që është shumë më i madh, më i dëmshëm dhe më problematik.
Hajna – Kampi 3
Kryeministri i këtij vendi i ka dhënë djalit të tij tender dhe një terminal. Presidenti i këtij vendi, me bashkëpunëtorët e tij në ish Shtabin e UÇK-së janë bërë milionerë. Këta që i kemi në pushtet po e varfërojnë Kosovën çdo ditë. Dhe, duke e varfëruar vendin u krijojnë hapësirë të jashtëzakonshme interpretuesve, ekstremistëve fetarë e politikë. Na bëjnë çdo ditë e më inferiorë në raport më vendet fqinje dhe na e vështirësojnë jetën çdo ditë e më shumë.
Me këtë kamp duhet të kemi problem. Për ekzistimin e tyre nuk mund të ketë mirëkuptim. Për këtë Kamp duhet të shkruajmë, të flasim e bërtasim çdo ditë. Andaj, drejtimi i një letre Kampit 1 ose 2, pa u marrë kurrë me kampin e tretë, nuk më duket akademizëm e as guxim qytetar.
Kampi 3 nuk përdor Facebook-un sepse kanë media. Këta nuk përdorin tubime, sepse kanë para për të krijuar përcjellës. Këta i potencojnë çdo ditë të këqijat nga dy kampet tjera dhe shpesh na thonë se na jemi boll keq, por shihni këto dy të këqijat tjera nëse nuk jemi ne.
Ne – Kampi 4
Ne flasim për pasojat e dialogut të bërë keq mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk tregojmë se dialogun po e bëjnë ata që kanë përfituar për 15 vite nga kaosi në veri, sepse e kanë përdorur situatën atje për kontrabandë.
Ne flasim për vdekshmërinë në rritje dhe numrin shqetësues të të sëmurëve nga kanceri, por nuk flasim për asnjë cent të investuar nga qeveritë tona në parandalimin e ndotjes.
Ne flasim për reforma brenda partive tona politike, derisa nuk u tregojmë qytetarëve se janë krejt të ngjashme: se i ke katër që funksionojnë si grupe të interesit për përfitime ekonomike dhe se e ke një që është grup i bindjeve anti-perëndimore të liderit të tyre.
Ne flasim aq shumë duke e huq esencën, saqë më mirë do të ishte që nganjëherë të mos flasim fare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë