Site icon Telegrafi

Myrto Uzuni mund të ndërrojë skuadër në janar, Real Betis vihet pas tij

Myrto Uzuni po kalon një formë të jashtëzakonshme me Granadan në La Liga 2, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar tre asistime në 20 ndeshje.

Klubet që e duan lojtarin janë shtuar, ku bëhet fjalë edhe për ato elitare në La Liga.

Sulmuesi shqiptar është shndërruar në lojtarin kryesor të Granadas, pasi 27-vjeçari e gjen rrugën e rrjetës një herë në dy ndeshje.

Mediat spanjolle shkruajnë se Real Betis ka shfaqur interesim për këmbëshpejtin dhe mund të bëjë lëvizje që në janar.

Kujtojmë se sulmuesi u transferua te Granada në sezonin 2021-2022, ku fillimisht provoi edhe emocionet e La Liga teksa në 15 ndeshje shënoi edhe një gol.

Megjithatë, në janar, mundësia për t’u aktivizuar në elitë mund të shfaqet sërish dhe kjo te Real Betis, por duhet të pritet, pasi konkurrencë për lojtarin nuk është e vogël. /Telegrafi/

Exit mobile version