Muzeu i Butrintit ndodhet brenda kalasë së Akropolit të qytetit antik të Butrintit. Muzeu u hap në vitin 1960, me objektet arkeologjike të zbuluara nga Misioni Arkeologjik Italian.

Gërmimet e bëra gjatë viteve 1960-1980, nga arkeologët shqiptarë, zgjeruan koleksionin e objekteve të ekspozuara si dhe njohuritë mbi Butrintin.


unnamed 3 9

Në verën e vitit 2005, muzeu u rinovua dhe u pasurua me gjetjet arkeologjike të zbuluara nga gërmimet e projektit të përbashkët të Institutit të Arkeologjisë dhe Fondacionit Butrinti që nga viti 1994, transmeton atsh.

unnamed 2 10

Në të janë të ekspozuara 1323 objekte, të cilat janë të ndara sipas rendit kronologjik, duke nisur që nga prehistoria deri në periudhën veneciane. /Telegrafi/