Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit ka vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të vendit pasi që paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji.

Monumenti është një kompozicion i veçantë arkitektonik, meqë në të gërshetohen Hamami dhe Sahat Kulla, derisa vendosja këtu e muzeut arkeologjik në vitin 1975, është rast unik që nuk gjendet diku tjetër shkruan Telegrafi.


Hamami i Shemsedin Ahmet Beut është ndër hamamet më të vjetra të Ballkanit dhe së bashku me Sahat Kullën përbëjnë ndër objektet më interesante dhe karakteristike të qytetit të Prizrenit.

Ekspozita e përhershme brenda Muzeut Arkeologjik të Prizrenit pasqyron trashëgiminë e pasur që ka vendi dhe mundëson ecjen nëpër kohë për vizitorët falë artefakteve të shumta të ekspozuara.

Muzeu Arkeologjik Prizren eksponatet 5

Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të rajonit të Prizrenit duke prezantuar një periudhë të gjerë kohore të artefakteve, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e Hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane.

Muzeu Arkeologjik Prizren eksponatet 2

Hapësirat brenda muzeut ofrojnë mundësi të ndryshme për të gjithë vizitorët e këtij monumenti./Telegrafi/.

Muzeu Arkeologjik Prizren eksponatet 4