Shkodran Mustafi shpreson që Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenali.

Mbrojtësi gjerman ka folur për ofertat e shumta ndaj Sanchez nga shumë klube dhe një ndër to është Bayern Munich.


“Shpresoj që do të qëndrojë. Ai është një lojtar i klasit botëror. Ai mund të krijojë raste për çdo sulmues”.

“Alexis është lojtar i kompletuar. Është i uritur. Nuk do të doja ta humbnim”.

"Ai mund të luajë në çdo skuadër. Ai do të mbizotëronte kudo edhe në Bayern Munich”, ka thënë Mustafi për Bild. /Telegrafi/

telegrafi sport app