LAJMI I FUNDIT:

Mustafa i vendosur: LDK-ja nuk ia jep askujt postin e kryeministrit

Mustafa i vendosur: LDK-ja nuk ia jep askujt postin e kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se të gjitha partitë kryesore të vendit duhet të garojnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen këtë vjeshtë.

Mustafa ka thënë se pret që LDK-ja dhe disa parti të tjera – me të cilat ajo mund të bashkëpunojë – të bëjnë “një marrëveshje xhentlëmene” për zgjedhjet.

“Nëse shohim se gjatë rrugës do të bëhen koalicione – dhe tash po duket se ka deklarata të tilla, njerëzit s’po e fshehin – ne do të jemi të gatshëm të ulemi e të bëjmë marrëveshje parazgjedhore”, ka theksuar ai.


Mustafa ka folur për bisedimet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një koalicion parazgjedhor.

“Me Kurtin kemi biseduar edhe për nevojën të bëhemi bashkë. S’jemi marrë vesh”, ka deklaruar Mustafa në T7.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk do t’ia linte asnjë partneri të mundshëm koalicioni postin e kryeministrit.

“Në asnjë rast LDK-ja s’mund të bëjë koalicion me dikë dhe të thotë që do të heq dorë nga posti i kryeministrit”, është shprehur Mustafa.

Kreu i LDK-së ka thënë se partia e tij është më e madhja në vend, dhe i takon ky post.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori