LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vendimi i Kushtetueses fitore e demokracisë, thirrja e seancës nuk është në vullnetin e Vjosa Osmanit

Mustafa: Vendimi i Kushtetueses fitore e demokracisë, thirrja e seancës nuk është në vullnetin e Vjosa Osmanit

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se sot është dëshmuar se shteti i Kosovës po funksionon.

Mustafa në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Kushtetuese është treguar shumë e përgjegjshme.

“Konsideroj se vendimi duhet të përkrahet e zbatohet dhe se vendimi është në dobi të forcimit të demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës”.


Kryetari i LDK-së thotë se pret që vendimi të pranohet nga të gjithë pasi është përfundimtarë dhe nga instanca më e lartë e shtetit të Kosovës.

I pyetur nëse Vjosa Osmani mund të mos e thirr  seancën e Kuvendit ku do të zgjidhet qeveria e re, Mustafa ka thënë se thirrja e seancës është vullnet i mbi 60 deputetëve.

“Thirrja e seancës nuk është çështje vullneti personal e kryetares së Kuvendit apo dikujt tjetër. Me rregullore të Kuvendit nëse 40 deputetë kërkojnë seancë ajo duhet të mbahet”, tha Mustafa.

Ndërkaq në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se LDK gjithherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe ka kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.

“Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri. Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen. I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë”, ka theksuar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori