Mustafa uron popullin amerikan për Ditën e Falënderimeve

6:"Jehona
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Falënderimeve.
Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se Kosova dhe populli i saj i janë pafundësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e pazëvendësueshme dhënë për dekada të tëra.
Postimi i plotë:“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, Republika e Kosovës dhe populli i saj i janë pafundësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e pazëvendësueshme dhënë për dekada të tëra. Në këtë festë të rëndësishme për popullin amerikan, shprehim falënderimet tona dhe përkushtimin për thellimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik. God bless the United States of America!”(sic.)./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































