LAJMI I FUNDIT:

​Mustafa: Nëse LDK e udhëheqë qeverinë, do të hiqet reciprociteti

​Mustafa: Nëse LDK e udhëheqë qeverinë, do të hiqet reciprociteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit konsultativ me strukturat e larta të partisë, ka deklaruar se nëse qeveria e ardhshme drejtohet nga LDK-ja, atëherë masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të hiqet.

Sipas tij, ky është një premtim që i kanë dhënë emisarit special të presidentit amerikan për dialogun, ambasadorit Richard Grenell.

“I kemi thënë ose i kemi premtuar edhe këtu në LDK, se ne do të pajtohemi që të hiqet tarifa dhe të hiqet pa kushte për një periudhë dhe po ashtu që ne presim që në mënyrë reciproke të sillet Serbia. Do të thotë të gjitha pengesat ndaj Kosovës t’i heqë duke përfshirë fushatën kundër njohjeve, kundër vendeve që e kanë njohur Kosovën. Po ashtu e kemi biseduar për faktin se nëse Serbia nuk i bie në zero të gjitha pengat e saj, atëherë ne do ta kthejmë dhe do ta instalojmë reciprocitetin si bazë ligjore, sepse një çështje e tillë është e përcaktuar edhe me ligjet e Kosovës”.


Mustafa: Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam, koalicionin do ta bëjmë kur përmbushen rrethanat Kushtetuese
Lexo po ashtu Mustafa: Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam, koalicionin do ta bëjmë kur përmbushen rrethanat Kushtetuese

“Unë jam i sigurt që në moment që LDK do të bënte një qeveri ose do të drejtonte një qeveri, atëherë hapat e kësaj qeverie do të duhej të ishin që edhe reciprociteti të hiqet, por jo për të mos u vendosur kurrë, por të hiqet si vullnet i mirë për të filluar dialogu. Nëse gjatë procesit të dialogut ose më vonë të shihet se Serbia nuk po vepron në mënyrë të njëjtë ose nuk po reflekton, të kthehet një reciprocitet i njëjtë. Jo ky që po zbatohet tani, por një reciprocitet i plotë ekonomik dhe politik”, tha Mustafa./Telgrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori