LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nëse koalicioni i ka votat për Demarkacion, edhe LDK-ja do t’i ndihmojë

Mustafa: Nëse koalicioni i ka votat për Demarkacion, edhe LDK-ja do t’i ndihmojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se tani është në dorën e qeverisë që t’i sigurojë votat për ratifikimin e Demarkacionit.

Ai ka thënë se nëse koalicioni i ka votat, atëherë edhe LDK-ja “do ta ndihmojë këtë proces”.

Këto deklarata ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku pikërisht temë e diskutimit ishte çështja e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.


“Ne biseduam për çështjen e Demarkacionit dhe propozimet e qeverisë që në Kuvend ta procedojë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Ne si LDK besojmë se është përgjegjësi e koalicionit që ata t’i sigurojnë votat dhe disponimin që ta përkrahin marrëveshjen në Kuvend. Nëse koalicioni i ka votat edhe ne do ta ndihmojmë këtë proces”, deklaroi kryetari i LDK-së.

“Është çështje e jona që karshi vlerësimeve tona ta ndihmojmë këtë proces, pasi duam që qytetarët e vendit të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë të lirë”, theksoi Mustafa, raporton lajmi.net.

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt dje gjatë ditës në Kuvend janë joserioze. Mustafa pretendon se një kryeministër nuk mundet ta propozoj një projektligj, dhe atë ta kontestoj vet.

“Deklarata e Haradinajt në Kuvend janë joserioze, sepse nuk mundet një kryeministër t’ia propozoj një projektligj Kuvendit dhe atë ta kontestoj vet. Nëse kryeministri dhe partnerët e koalicionit sigurojnë votat, atëherë LDK-ja do të jetë e përgjegjshme për qytetarët”, përfundoi Isa Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori