LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Muri në veri, lojë e ulët e Serbisë

Mustafa: Muri në veri, lojë e ulët e Serbisë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka thënë se muri i ndërtuar në veri është një lojë e ulët e Serbisë.

Ai tha se përmes këtij muri Beogradi po tenton të krijojë problem artificial në mënyrë që të bisedohet për këtë çështje me muaj të tërë në Bruksel.

“Muri i ndërtuar në veri është një lojë e ulët e Serbisë, e cila përmes saj ka tentuar fillimisht të krijojë një problem artificial me të cilin ne do të merreshim në Bruksel me muaj të tërë. Së dyti, përmes këtij muri Beogradi po përpiqet të na nxis në konflikte të brendshme në Kosovë dhe të prodhojë kriza në politikën kosovare si dhe me qytetarët serbë në veri të vendit”, tha kryeministri për Telegrafin.


Ai tha se Kosova nuk do të bie pre e këtyre provokimeve të politikës serbe.

“Andaj, ne nuk duhet të biem pre e këtyre provokimeve të politikës serbe dhe të jemi të unifikuar në raport me këtë çështje. Ndërkaq, muri është i paligjshëm, ashtu siç kanë qenë edhe barrikadat në veri. Ai mur duhet të rrënohet me fuqinë e ligjit”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori