LAJMI I FUNDIT:

Mustafa mes ‘dy zjarreve’

Mustafa mes ‘dy zjarreve’

Pas tri vjetësh bashkëqeverisjeje kryeministri Mustafa dhe Qeveria, të cilën ai e udhëheq, do të ketë sot një prej ditëve më sfiduese të saj.

Në Kuvendin e Kosovës sot ajo do të duhet “t’i mbijetojë” mocionit të mosbesimit të iniciuar nga “Nisma për Kosovën”, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Opozita është në kërkim të 61 votave të cilat do të bënin që qeveria “Mustafa” të bjerë, për çka ata thonë se do t’i kenë numrat e nevojshëm.


Megjithatë, para opozitës Qeverinë mund ta shkarkojë vetë partneri i madh i koalicionit (PDK-ja), pasi që Kadri Veseli dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ku ka hedhur përsëri idenë që Demarkacioni të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës.

Ndryshe, në komunikatën e lëshuar nga Zyra e të parit të Kuvendit thuhet se në rast të mosprocedimit të Demarkacionit para mocionit ndaj Qeverisë duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera. E për një vendim përfundimtar PDK-ja do të ketë sot mbledhjen e kryesisë qysh në orën 08:00. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori