Deputeti nga radhët e LDK-së njëherit kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, vlerësoi që Qeveria ka arritur suksese në aspektin e zhvillimit ekonomik, duke realizuar një buxhet prej 2 miliardë eurosh, futjen në funksion të pakos fiskale si dhe konsolidimin e buxhetit.
Ai ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të pakos fiskale 2 si dhe të Termocentralit “Kosova e Re”.
“Në aspektin ekonomik konkretisht po punohet në përsosjen e pakos fiskale 2 përderisa pakoja fiskale 1 ka pasur shumë sukses, ku bizneseve u kanë mbetur rreth 50 milionë euro. Përmes pakos fiskale 2 pritet që bizneset të investojnë dhe të gjenerojnë më shumë vende pune”, ka thënë deputeti Muhamet Mustafa në një interviste në “Ballë për Ballë” të Klan Kosovës.
“Kjo qeveri do të mbahet në mend që më në fund e ka krijuar një politikë të taksave dhe të tatimeve, ka arritur konsolidimin e buxhetit si dhe kemi arritur të realizojmë një buxhet prej 2 milionë eurosh”.
Arritjet në aspektin ekonomik sipas Mustafës kanë mbetur nën hije për shkak të, siç e quajti ai, një lufte primitive politike, ku çështjet si ushtria, demarkacioni dhe asociacioni gjithnjë janë në plan të parë të diskutimit.
“Kjo Qeveri dallon për kah suksesi në qeverisjen makroekonomike dhe zhvillimin ekonomik, mirëpo prej një lufte politike primitive këto suksese nuk janë diskutuar shumë. Këto efekte do të shihen në vitet e ardhshme, do të hyjmë në zonat e rritjes së zhvillimi të bizneseve”, deklaroi deputetit Muhamet Mustafa.
Në lidhje me rritjen e pagave ai tha se kjo rritje do të zhvillohet krahas rritjes ekonomike të përvitshme të vendit, e që aktualisht është 4%.
Ndërsa për gjigantin metalurgjik Trepça Mustafa ka thënën që efektet e ligjit do të mund të shihet me fillim nga muaji qershor.
“Nuk është menduar që ligji për Trepçën ta zgjidhë problemin për tre muaj. Ka hap mundësi për zhvillimin e Trepçës rreth të cilit është duke punuar. Studimi i fizibiliteti është në përfundim, qeveria së shpejti do të hap konkursin për bordin e Trepçës, ndërsa efektet e para do të jenë të dukshme prej qershorit e tutje”, ka thënë Muhamet Mustafa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!