Lufta kundër korrupsionit është faktor kyç për investitorët e jashtëm sipas kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa. Sipas tij, duhet të punojnë më shumë në mënyrë që investitorët e jashtëm të mos kenë kosto shtesë të investimeve të tyre që ndërlidhen me krimin dhe me korrupsionin.
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, tha se sa i përket legjislacionit Kosova e ka të harmonizuar me legjislacionin evropian dhe në këtë aspekt sipas tij nuk ka problem. Por, problem sipas Mustafës është çështja e stabilitetit politik.
“Çështjet e stabilitetit politik dhe stabiliteti institucional me të cilat ne po ballafaqohemi, por në asnjë rast unë nuk konsideroj që stabiliteti politik duhet ta rrezikoj jetën ekonomike, sepse ne kemi bërë reforma të mjaftueshme dhe kemi siguruar një sistem që funksionon, duhet të mësohemi edhe me gjendjen politike të cilën ne duhet ta kapërcejmë sepse jemi në fazën e tranzicionit. Gjithsesi duhet të bëjmë përpjekje që sa më shpejt të themelohen institucionet dhe që jeta politike dhe institucionale në Kosovë të merr progresin e vetë sepse kemi ngecur në shumë fusha. Në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit që shpesh na thuhet nga investitorët e jashtëm se është një prej faktorëve kyç të ardhjes së investimeve të jashtme këtu. Është e vërtetë se duhet të punojmë më shumë në mënyrë që investitorët e jashtëm të mos kenë kosto shtesë të investimeve të tyre që ndërlidhet me korrupsionin, që ndërlidhet me krimin”, tha ai.
Ndërsa, Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirije Kajtazi, tha se kooperativat janë një mundësi e mirë e administrimit të drejtë të resurseve natyrore dhe njerëzore.
“Kooperativat janë një mundësi e mirë e administrimit të drejtë të resurseve si natyrore dhe njerëzore. Kosova ofron një legjislacion të mirë dhe politika, qeveria ka reflektuar për një ambient të mirë të të bërit biznes”, tha ajo.
Kurse, Drejtori i Konrad-Adenauer Stiftung në Kosovë, Johannes Rey, tha se e ka parë të nevojshme mbështetjen e Kosovës pasi që ka parë se ekziston një tokë shumë pjellore.
“Pasi jam njohur me vendin tuaj brenda këtyre dy vite e gjysmë kam parë që ju keni tokën shumë pjellore dhe e kam shtruar pyetjen pse unë në Kosovë duhet të ha produkte të importuara. Kështu ka lindur ideja të mendojmë se si mund të zhvillohet bujqësia në Kosovë dhe kështu lindi ideja që të bëjmë një gjë të tillë për kooperativat”, tha ai.
Të gjitha këto u thanë në tryezën e organizuar nga Forumi i Gruas së LDK-së i mbështetur nga Fondacioni KAS me gratë në biznes me temën “Roli i Kooperativave në zhvillimin e bizneseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje