Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se demarkacioni ka qenë pretekst, por jo arsye e Partisë Demokratike të Kosovës për prishjen e koalicionit, të cilin veprim ai beson se subjekti që drejtohet nga Kadri Veseli po e paguan. Ndërsa ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ta vërtetojë se kufiri me Malin e Zi është në Zhlep e Çakorr.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se LDK-ja është gati ta votojë kufirin në Zhlep e Çakorr, si kufi shtetëror, ndërsa ka sqaruar edhe arsyet që ia ka paraqitur Lista Serbe për mosvotimin e marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.
“Demarkacioni nuk ka qenë arsye pse u prish qeveria. Ka qenë pretekst, sepse arsyet kanë qenë tjera. Mosmarrëveshje nuk kemi pasur. Mendoj që Kosova ka pasur qeveri të mirë. Kabineti qeveritar ka qenë shumë i ngritur, shumë i arsimuar, shumë i i ndërgjegjshëm dhe shumë i përgjegjshëm. Është bërë gabim që i është shpallur mosbesim asaj qeverie, pasi këtë kabinetin e ri gati askush s’e njeh, veç dy a tre njerëzve”, tha Mustafa.
“Jam munduar që pikë për pikë t’i përmbahem marrëveshjes me PDK-në, si dhe me pakicat. Ndaj PDK-ja nuk ka pasur asnjë arsye që ta mbështesë atë mocion, por ajo po e paguan këtë vendim, sepse ka dalë keq edhe në zgjedhje qendrore, edhe në ato lokale. PDK-ja megjithëse është rival kryesor i LDK-së, ka meritat e saj për punë të mëdha të kryera në periudha të caktuara të historisë së vendit”.
“Gazmend Muhaxherit i jam falënderues sepse trimërisht e ka mbrojtur këtë vijë kufitare, dhe është ballafaquar me qytetarët atje. Por tani ka marrë një numër të madh të votave, pikërisht nga ata qytetetarë, që e kanë vlerësuar qëndrimin e tij. AAK-ja në këtë rast ka pasur kauzë të rrejshme, por mendoj se tash duhet ta pranojë se ka qenë e tillë. Nëse ata mund ta vërtetojnë se kufiri është në Zhlep, LDK-ja do t’ua votojë. Por si kufi shtetëror, jo si kufi veç i bindjeve të Aleancës”.
“Në fund ne e themeluam një komision me profesionistët më të mirë të vendit, të cilët e konstatuan se kufiri me Malin e Zi ishte në rregull, por se ishin humbur 2.5 kilometra katror me Maqedoninë më herët. Edhe komisioni i formuar nga presidentja Atifete Jahjaga erdhi në atë përfundim. Njëjtë ka konstatuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Unë ju pata kërkuar profesorëve Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi se ata duhet të jenë të përgjegjshëm profesionalisht. Tash po them se ne do ta votojmë marrëveshjen me Malin e Zi, nëse mund ta argumentojnë se kufiri është në Zhlep e Çakorr”.
“Sa i përket votave të serbëve, ata më patën thënë se nuk do ta votojnë demarkacionin ngaqë kanë pasur sinjale nga shteti serb se një veprim i tillë do të ishte pranim i sovranitetit të shtetit të Kosovës. Por ata më patën thënë se do ta votonin marrëveshjen, nëse SHBA-ja do të bënte presion tek Serbia”.
“Ka një huqje të madhe ky komision për demarkacion, e ajo qëndron në faktin se ne pavarësinë e kemi shpallur në vitin 2008, dhe jo në vitin 1945, apo 1950. Ne pavarësinë e kemi shpallur mbi Dokumentin e Ahtisaarit, dhe kufijtë i kemi sipas atij dokumenti. Nga ana tjetër, ne 200 kilometra katror në veri i kemi marrë më 1958 dhe nëse ne kërkojmë që me Malin e Zi të marrim toka sipas vitit 1945, Serbia do ta përdorë këtë gjë kundër nesh”.
Mustafa ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve lokale, të cilin e sheh si rrjedhojë e besimit që qytetari ka në LDK-në, rrjedhimisht i mosbesimit që ka krijuar PDK-ja, pas manovrave të ndryshme politike përgjatë viteve.
“Sa i përket komunave ku nuk kemi qenë në balotazh, ne në shumicën e rasteve nuk kemi marrë anë, por kandidatët kanë qenë të lirë të bëjnë marrëveshje. Por u kemi kërkuar që të jenë korrekt ndaj të gjithë atyre që i kanë mbështetur, sepse vijnë zgjedhjet tjera, dhe nuk është mirë ta kemi atë gjë që na rri mbi kokë”.
“Mendoj që të gjitha rezultatet që kemi arritur në këto zgjedhje janë besim i qytetarit, sepse kemi arritur që të jemi partia më e madhe në vend, pavarësisht mënyrës së matjes. Ne do ta kemi përgjegjësin e plotë ndaj kësaj vote, ndaj qytetarëve”, tha Mustafa. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës