LAJMI I FUNDIT:

Mustafa është i bindur se në vjeshtë do të lëvizim pa viza

Mustafa është i bindur se në vjeshtë do të lëvizim pa viza

Kryeministri Isa Mustafa përsëriti se gjithçka lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe do të bëhet në pajtim me vendimin e Kushtetueses, ndërsa për Demarkacionin me Malin e Zi tha se mund të ndryshohet në çdo moment kur ka dokumente që e dëshmojnë të kundërtën.

“Asociacioni nuk ka me pas kompetenca ekzekutive dhe nuk ka me qenë pushtet i tretë”, theksoi Mustafa. “Do të jetë kusht që aktivizimi i Asociacionit të mos bëhet pa shuarjen e strukturave paralele. Asociacioni mund të bëhet duke respektuar marrëveshjen e energjisë, kodit telefonik dhe shuarjen e strukturave paralele”, tha Mustafa.

Ai beson se marrëveshja aktuale për vijën kufitare me Malin e Zi është e drejtë.


“Jemi të bindur se janë ruajt kufijtë që krahina autonome e Kosovës dikur i ka pasë si kufij administrativ, do të thotë kufijtë e vitit 1974”, u shpreh ai në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Mustafa është shprehur i bindur se Kosova do t’i kalojë dy sfidat që ka përpara – Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit – para se Brukseli të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Jam i sigurt që në vjeshtë ne mund të lëvizim pa viza”, ka thënë ai.

Kryeministri deklaroi se janë duke u zhvilluar bisedime me Bashkimin Evropian dhe se është vendosur që këtë herë në përbërje të EULEX-it të ketë më pak anëtarë të cilët do t’i vazhdojnë lëndët që kanë mbetur pa kryer dhe që do të krijojnë kushte për transferimin e atyre lëndëve në institucionet vendore.

Lidhur me Gjykatën Speciale, Mustafa u shpreh se nuk u është paralajmëruar ndonjë afat se kur do të ndodhë, por sipas tij është çështje e BE-së që të krijojë kushte për staf, administratë dhe objekt, e për të cilat thotë se nuk kanë ndonjë informacion.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori