Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka shkruar sot rreth takimit që ka pasur mbrëmë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke bërë të ditur se i ka kërkuar presidentit të heqë dorë nga diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se LDK-ja nuk do të pajtohet ne asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo qon në rihapje të shtetësisë.
Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:
“Mbrëmë e takova Presidentin Thaçi në shtëpinë time. Kërkoi të më informoj, si kryetarin e partisë më të madhe politike, për kërkesat por edhe paralajmërimet për masa, shumë serioze, ndaj Kosovës, të deklaruara nga delegacioni i lartë i SHBA-së.
Ia shpreha brengosjen time dhe të LDK-së për situatën në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin.
Kërkova nga Presidenti që të heq dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu. Se LDK nuk do të pajtohet ne asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo qon në rihapje të shtetësisë.
Po ashtu, theksova se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të gjej zgjidhje, në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, si aleatin tonë strategjik. Ia shpreha qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje, për të siguruar legjitimitetin.
Kam vërejtur se ka pasur spekulime si dhe akuza për këtë takim; disa budallenj e kanë cilësuar edhe si tradhti. Të tillët janë injorantë e zjarrëvënës.
Kur është në pyetje interesi i shtetit dhe partneriteti me SHBA-të do të bisedoj dhe do të takohem me të gjithë, sepse i besoj programit dhe frymës së LDK-së. LDK nuk është parti diskomunikuese, nuk frikësohemi nga takimet, sepse u qëndrojmë besnik zotimeve tona politike.
Ditet e kaluara kam komunikuar edhe me Kryeministrin Haradinaj dhe me zv.kryeministrin Limaj. Më herët edhe me z. Kurti. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për këtë vend, si pozitë dhe si opozitë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler