LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Hashim Thaçi ka rrejt për Asociacionin

Mustafa: Hashim Thaçi ka rrejt për Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se faji për marrëveshjen për Asociacionin nuk mund t’i lihet atij dhe se ish-presidenti Hashim Thaçi ka gënjyer.

Mustafa thotë se marrëveshja e parë është marrëveshje për themelimin e Asociacionit atë që e nënshkroi Thaçi sa ishte kryeministër dhe se në Kuvend u ratifikua me 84 vota.

“Gënjeshtër ka qenë se vërtet ka rrejt edhe Thaçi dhe Enver Hoxhaj, rrejshin haptas sepse nënshkrimi për marrëveshjen e parë në të cilën gjashtë pikat e para janë për Asociacion sepse atje thuhet se themelohet, ajo është marrëveshje për themelimin e Asociacionit”.


“Ka shkuar në Kuvend dhe është ratifikuar me 84 vota dhe është ratifikuar me ligj dhe pastaj Kuvendi e ka ratifikuar me ligj marrëveshjen dhe presidentja e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin për marrëveshjen e parë. Kështu që marrëveshja e parë është ligj, jo vetëm marrëveshje”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Tutje ai thotë se nuk e ka nënshkruar por ka dhënë parime se si të mund të bëhet statuti i Asociacionit.

“Ne nuk kemi nënshkruar, ne kemi nënshkruar parime. Kemi shtruar një rrugë se si mund të bëhet statuti i asociacionit dhe cilat janë rrugë që ai statut të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe asociacionit të jetë në harmoni me Kushtetutën”.

“Mirëpo Thaçi këtë e ka thënë në momentet kur filloi të kërkojë zgjidhje tjetër, korrigjimin e kufijve. Këtu ka qenë jo parimor dhe ka qenë jo i sinqertë sepse nuk mundesh ti, do të thotë e ka nënshkrimin e tij. Nuk ka mundur të shkoj marrëveshja në kuvend në shqyrtim pa nënshkrimin e Thaçit si kryeministër dhe ai ia ka propozuar Kuvendit. Qeveria Thaçi e ka dërguar atë marrëveshje për ratifikim”, përfundoi Mustafa.

Ish-presidenti Hashim Thaçi pati propozuar idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë pasi thoshte se është zgjidhje më e mirë sesa themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori