LAJMI I FUNDIT:

Mustafa deklarohet i pafajshëm për krimet e pretenduara nga Specialja

Mustafa deklarohet i pafajshëm për krimet e pretenduara nga Specialja

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për krimet e pretenduara nga Specialja.

Në fjalimin e tij, Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejt dhe për liri dhe se ai është i pafajshëm, transmeton Telegrafi.

“Unë Salih Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe ish epror i UÇK-së,duke besuar thellë në betimin UÇK-së, duke qenë i bindur thellë se lufta për liri e UÇK-së, ka qenë e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme.  Sepse okupimi i gjatë fashist me përmasa gjenocidale i Millosheviqit, si dhe pas luftërave të përgjakshme te këtij kasapi në Bosnjë, mua dhe popullit tonë nuk na kishe lënë shumë zgjidhje. Ose të jemi të përndjekur, pa athe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme që kulmoi me luftën e UÇK-së, për liri , pavarësi e shtet demokratik”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë UÇK nuk ka qenë kurrë organizatë terroriste.

“Duke besuar në moralin, dhe bindjet e mija , duke respektuar shtetin, duke qenë thellë i bindur se UÇK kurrë nuk ka qenë organizatë terroriste, apo bande kriminale por ushtri çlirimtare që lindi nga populli, duke derdhur edhe gjakun e vajzave dhe djemve, është bërë gur-themel i lirisë që ne sot e gëzojmë. Duke dashur të besoj se këto dhoma te specializuara nuk do të influencohen nga politika, qoftë vendore apo ndërkombëtare, duke dëshiruar që armiqtë tanë nuk do ta përdorin këtë Gjykatë Speciale kundër neve, duke përbuzur ata individë që për interesa të tyre po godasin themelet e lirisë tonë, luftën e drejt të UÇK-së. Unë deklarohem i pafajshëm”, shtoi ai.

Mustafa përmendi edhe krimet që serbët kanë kryer në Kosovë, duke kërkuar që këto krime të zbardhen sa më shpejtë.

Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Seanca është duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori