Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar sërish rreth heqjes së taksës 100 për qind për mallrat të cilat vijnë nga Serbia, duke thënë se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në”.
Mustafa ka thënë se në situatën aktuale është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të, dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar më tej se vetëm SHBA mund të përmbyll marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, transmeton Telegrafi.
I pari i LDK-së, konsideron se Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në, dhe se Kosova duhet të njoftojë partnerët për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet t’i heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero. Kësisoj, lideri i LDK-së, pohon se asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në.
Shkrimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Nga SHBA dhe BE po kërkohet fillimi i një procesi të ri të dialogut për Marrëveshjen Përfundimtare me Serbinë. E si kusht i kësaj, heqja urgjente e tarifës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina.
Në Programin Qeverisës të harmonizuar me Lëvizjen Vetëvendosje jemi orientuar për heqjen e tarifës dhe zbatimin e masave reciproke me Serbinë, për çfarë nuk janë përcaktuar modalitetet e reciprocitetit dhe renditja e hapave.
Në situatën aktuale të realpolitikës është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në këtë proces. Jam shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë. Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bënë tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin.
Po ashtu duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, z. Borell. Për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë evropian dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi. BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës.
Aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenell.
Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë liderë të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë liderë efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës.
Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në
Për këto arsye, vlerësoj se:
Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në;
Kosova duhet të njoftojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet ti heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero;
Vendet e BE-së do duhej të hiqnin “tarifën e izolimit” të qytetarëve të Kosovës”
Nëse Serbia, në kohën që ne e bashkërendisim me mirëkuptim me partnerët tanë , nuk eviton pengesat, atëherë Kosova duhet aktivizon masat e reciprocitetit.
Rezultati që ne duhet të synojmë është njohja reciproke, e cila përfundimisht zgjidhë edhe problemet e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Serbinë dhe krijon ambient të sigurt dhe pozitiv për investime të jashtme, për punësim dhe prosperitet ekonomik.
Konsideroj se na ndihmon bashkëpunimi i ngushtë me VV-në, si partnerë të koalicionit, dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta që ta menaxhojmë këtë proces duke u bërë kjo Qeveri prijetare e zgjidhjes në kohën e duhur.
Opozita gjithherë ka kërkuar rol të fuqishëm të SHBA-së dhe efikasitet të BE-së. Në horizont është edhe njëra edhe tjetra.
Ia vlen të jemi bashkë dhe të bëjmë zgjidhje për Kosovën! IM /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania