LAJMI I FUNDIT:

Musliu-Shoshi: Disa familje në Kosovë duan të strehojnë qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi, të largohen barrierat e udhëtimit

Musliu-Shoshi: Disa familje në Kosovë duan të strehojnë qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi, të largohen barrierat e udhëtimit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka propozuar që të ndryshohen ligjet në mënyrë që të mundësohet strehimi i qytetarëve turq të prekur nga tërmeti i fundit.

Në një deklarim në Kuvendin e Kosovës, Musliu-Shoshi ka thënë se ka kërkesa nga qytetarët e Kosovës për t’iu ofruar strehim familjeve turke të prekura nga tërmeti.

“Bazuar në kërkesën e disa familjeve në Kosovë, të cilët duan të solidarizohen me qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi e të ofrojnë strehim të përkohshëm për familjet e prekura nga tërmeti, për momentin është e pamundur”.


Deputetja opozitare ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të largojë barrierat e udhëtimit për këta qytetarë.

“Zoti kryeministër kërkojë nga ju, dhe vlerësojë se do të ishte një ndihmë e madhe nëse merrni një vendim me të cilin largohen të gjitha barrierat për udhëtim për një periudhë të caktuar kohore”, deklaroi tutje Musliu-Shoshi.

Mbi 16 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.

Në Turqi, mbi 60.000 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 12.873 kanë humbur jetën, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive.

Në Siri janë raportuar më shumë se 3.162 viktima.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori