Situata e mbrëmshme në veri të vendit është vazhdimësi e luftës hibride të cilën e udhëheq Rusia dhe Serbia, vlerëson kështu eksperti i sigurisë Agim Musliu. Sipas tij, shqetësuese është prezenca e bandave me maska dhe të armatosura në veri të vendit, për çka thotë se KFOR-i duhet të shqetësohet ndërsa institucionet e Kosovës të jenë aktive. Ai thotë se persona të tillë janë të gatshëm të ndezin konflikt në atë pjesë të Kosovës.
Musliu derisa komenton zhvillimet e fundit në veri, thekson se një situatë e tensionuar më së shumti i konvenon presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Kjo që kemi parë mbrëmë është një vazhdimësi e luftës hibride, të cilën e udhëheqin Rusia së bashku me patericën e saj në Ballkan, Serbinë nëpërmjet presidentit të Serbisë, kriminelit të luftës zotëri Vuçiq dhe është në vazhdimësi të saj për t’u ndaluar, për tu penguar, apo për të blerë kohë më tepër dhe për të përfituar më shumë nga ndërkombëtarët, apo më mirë të themi për të përfituar në kohë, dhe për të përfituar edhe në para, kinse shqiptarët po e pengojnë popullatën serbe në veri dhe janë të kërcënuar po nga shqiptarët. Sipas meje kjo situatë më së shumti i konvenon Putinit. Sepse ai dëshiron që të ndez edhe një vatër krize tjetër në Ballkan, për të penguar demokratizimin e Ballkanit, në fakt e ka të tërën luftën ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, thotë Musliu për KosovaPress.
Ai thotë se situata në veri është e qetë derisa përmend rastet kur ajo do të mund të tensionohej.
“Janë disa momente, momenti i parë dhe mendoj që është kyç, i cili mund të shqetësojë më së shumti qytetarët serbë dhe institucionet e Kosovës, janë paraqitja e njerëzve me maska në veri të Kosovës, e që nuk është hera e parë. Por për këtë herë janë paraqitur edhe të armatosur në mes të ditës dhe ekziston mundësia që Rusia dhe Serbia në bashkëveprim t’i dërgojnë bandat e tyre të njohura që operojnë në territorin e Serbisë dhe Rusisë që të ndikojnë në destabilizimin e situatës në Kosovës. E kjo duhet t’i shqetësojë më së shumti serbët e veriut të Kosovës dhe të shtyjë edhe më aktive institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë ai.
Megjithatë, eksperti i sigurisë vlerëson se qytetarët e Kosovës duhet të ndjehen të qetë, e këtu thekson mbështetjen e forcave aleate të Kosovës.
“Pas 30 ditësh nuk do të ndërrojë asgjë sa i përket as sigurisë as implementimit të këtij vendimi të qeverisë, unë mendoj sepse nuk mund ta parashikoj, mund të ndryshojë situata, por sa i përket këtyre strukturave që gjenden në veri atëherë duhet që KFOR-i para se gjithash, pasi e ka mandatin e plotë për të vepruar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, KFOR-i duhet të shqetësohet për prezencën e këtyre njësive në veriun e Kosovës të këtyre njerëzve, këtyre bandave me maska që operojnë dhe që janë të gatshëm të ndezin konfliktin në këtë pjesë të vendit”, vlerëson ai.
Ndër të tjera, Agim Musliu u ka bërë thirrje medieve që të mos i kushtojnë rëndësi lajmeve të rrejshme që vijnë nga Serbia por t’u besojnë plotësisht deklarimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit serbë të pajisjen me dokumente të hyrje-daljeve me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Vendimi ka nisur të zbatohet nga ora 24:00 e së hënës ndërsa të dielën serbët kanë vendosur barrikada në pikat kufitare, Jarinjë e Bërnjak.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm të shtyjnë për 30 ditë zbatimin e këtij vendimi nëse barrikadat largohen nga pikë kalimet kufitare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës