LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Moska po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës

Musliu: Moska po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës

Gjenerali i pensionuar i Ushtrisë së Serbisë, Bozhidar Deliq ka ndërruar jetë sot në Moskë.

Deliq, i cili ishte zgjedhur nën-kryetar i Kuvendit të Serbisë, ka qenë komandant i Brigadës së Motorizuar 549, që ka marrë pjesë në kryerjen e shumë krimeve ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se kryeqyteti rus po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës.


“Moska po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës. Pas Veljko Kadijeviq (vdiq në Moskë, 2014), më pas Mira Markoviq (vdiq në Moskë, 2019) – sot në Moskë vdiq Bozhidar Deliq, i cili është përgjegjës për shumë vrasje gjatë luftës në Kosovë”, thekson Musliu në Twitter.

Përveç reagimit nga Kosova, kundër këtij emërimi ishin deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi.

Aktivistja serbe Natasha Kandiq thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq.

Ndërron jetë nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq  – ish-komandant i brigadës së motorizuar 549 përgjegjëse për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë
Lexo po ashtu Ndërron jetë nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq  – ish-komandant i brigadës së motorizuar 549 përgjegjëse për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë

“Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore për më shumë se 450 të vrarë. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngritë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, kishte thënë Kandiq.

Delliq kishte qenë nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i partisë radikale dhe i Partisë Progresive të Aleksandar Vuçiqit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori