Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu drejtoi akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për terror të përditshëm ndaj administratës shtetërore.
Ajo nga foltorja e Kuvendit të Kosovës bëri thirrje që kjo të ndalet.
Musliu gjatë fjalës së saj tha se qeveria Kurti propagandën e ka shujtë për mëngjes, drekë e darkë dhe se sipas saj, është mashtruese e inatçore.
“Lufta e pushtetit aktual ndaj secilit që ka guxim, të qëndroj drejt, sot është e paprecedentë. Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një Qeveri, e cila është e paaftë për të qeverisur. Nga një Qeveri që presionin, diferencimin rajonal dhe politik e ka bazë të veprimtarisë së saj. Nga një Qeveri që për dy vjet e gjysmë qeverisje nuk ka shënuar asnjë sukses. Nga një Qeveri që e ka izoluar vendin në agjendën ndërkombëtare. Nga një Qeveri që propagandën e ka shujtë për mëngjes, drekë e darkë, nga një qeveri inatçore dhe mashtruese. Sot dua t’i bëj thirrje Qeverisë që ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe medieve”, tha Musliu.
Deputetja e PDK-së tha se kryeministri Kurti e ka humbur betejën me të gjithë dhe siç u shpreh ajo, nuk mund ta shpëtojnë as militantët dhe as ministrat horror.
“Në rrugën që ka hyrë Albin Kurti duke kaluar nga kriza në krizë për ta fshehur paaftësinë e tij qeverisëse nuk mund ta shpëtojnë as militantët e frustruar të VV-së, qoftë në kabinetin qeveritar, qoftë në rrjete sociale e nuk mund ta shpëtojnë as kabineti i ministrave horror, të cilët janë në gjendje të rrinë një këmbë vetëm për t’ia mbajtur zhagun Albin Kurtit, dhe që Albin Kurti të jetë i vetëkënaqur me vetën e tij. Fatkeqësisht, Albin Kurti e ka humb betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë. Betejën e vetme Albin Kurti sot e ka me vetveten”, theksoi Musliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë