LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të Twitter

Musk thotë se nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të Twitter

Pronari i ri i Twitterit, Elon Musk, ngriti të enjten mundësinë e falimentimit të platformës së mediave sociale, duke mbyllur një ditë kaotike që përfshinte një paralajmërim nga një rregullator amerikan i privatësisë dhe largimin e liderit të besimit dhe sigurisë së kompanisë.

Miliarderi në bisedën e tij të parë masive me punëtorët tha se ai nuk mund të përjashtonte falimentimin, raportoi Bloomberg News, dy javë pasi e bleu atë për 44 miliardë dollarë – një marrëveshje që ekspertët e kreditit thonë se i ka lënë financat e Twitter në një pozitë të pasigurt, transmeton Telegrafi.

Më herët gjatë ditës, në emailin e tij të parë në të gjithë kompaninë, Musk paralajmëroi se Twitter nuk do të jetë në gjendje të “i mbijetojë rënies ekonomike të ardhshme” nëse nuk arrin të rrisë të ardhurat nga abonimet për të kompensuar rënien e të ardhurave nga reklamat, thanë për Reuters tre persona që e kanë parë mesazhin.


Ndryshe, pas finalizimit të marrëveshjes për blerjen e Twitterit, Musk mori një seri vendimesh në kompani, duke pushuar nga puna gjysmën e fuqisë punëtore, përfshirë edhe drejtues të lartë.

Musk madje i tha stafit se nuk do të mund të punojnë më nga shtëpia. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Kalo në kategori